Në Paris merakosen se ku ndodhet Neymar

Në Paris merakosen se ku ndodhet Neymar

22:12, 12/12/2017

Pasi u bë zyrtare lista e trajnerit Unai Emeri për ndeshjen ndaj Strasburgut, menjëherë ra në sy mungesa e yllit të saj, Neymar.

Trajneri e justifikoi mungesën e tij të hënën me “motive personale” dhe tha që lojtari ka marrë leje nga klubi dhe nga vetë ai.

Po këtë të hënë ka qenë dentisti i tij, Rafa Pulisi, që bëri të ditur vendodhjen e tij në sajë të një fotografie që e ngarkoi në llogarinë e tij në “Instagram”. Ndërsa në një tjetër foto shfaqet në ditëlindjen e Reinaldo Pitta-s, një miku të lojtarit.

Sipas mediave braziliane, Neymar do të arrijë në Paris pas zgjidhjes së çështjeve të tij “misterioze”, por që disa prej të cilave zbulohen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nuk dihet nëse mes lojtarit dhe klubit ka ftohje të marrëdhënieve apo thjesht klubi është treguar zemërgjerë duke i dhuruar brazilianit disa “pushime të parakohshme”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco