E bujshme/ Dy talentë shqiptarë braktisin Danimarkën për fanellën kuqezi

E bujshme/ Dy talentë shqiptarë braktisin Danimarkën për fanellën kuqezi

21:55, 24/11/2017

Talentet shqiptare gjenden kudo nëpër Europë. Të tillë të shumtë ka edhe në vendet skandinave. Vëllezërit Arbnor e Agon Muçolli po shkëlqejnë në futbollin danez me ekipin Velje dhe si rezultat ishin ftuar në përfaqësuesen e të rinjve të Danimarkës.

Të dy kanë zhvilluar së bashku 22 ndeshje me këtë përfaqësuese, por gjithçka ka marrë fund këtu. Në fakt, ata së fundmi kanë hequr dorë nga Danimarka dhe i janë bashkuar Kombëtares shqiptare U-21.

Agoni, 19 vjeç, kishte zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin U-16 të Danimarkës, nëntë ndeshje për U-17 dhe dy për U-19, derisa kishte debutuar në një ndeshje testuese ndaj Ukrainës me ekipin U-20 të Danimarkës.

Edhe Arbnori, një vit më i ri, i ka thënë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe është i gatshëm të luajë në vazhdimësi për kuqezinjtë.

“Kam dashur gjithmonë të luaj për Shqipërinë ose për Kosovën. Më pas, Shqipëria më ka ftuar dhe ishte një mundësi e mirë për mua. Janë ndjenjat ato që më kanë shtyrë ta marr këtë vendim. Ishte një vendim mjaft i lehtë”, tha Arbnori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco