Spalletti: Ja diferencat e Interit me Juventusin dhe Napolin

Spalletti: Ja diferencat e Interit me Juventusin dhe Napolin

20:33, 24/11/2017

Prova e radhës për Interin në Serie A është Cagliari. Këtë të shtunë zikaltrit do të udhëtojnë drejt Sardegnës për të koleksionuar fitoren e radhës në një kampionat që e shikon Interin si një skuadër protagoniste.

Në konferencën për shtyp trajneri Luciano Spalletti vlerësoi rivalët ishullorë, por shtoi se skuadra e tij tashmë është më e pjekur.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një skuadre që luan mirë futboll, por ne nuk mund të gabojmë më. Mesatarja e pikëve për vendet e para në këtë fazë të sezonit nuk ka qenë asnjëherë kaq e lartë dhe një gabim i vetëm të nxjerr jashtë zonës Champions”, thotë kreu i stolit zikaltër.

Interi i ka ngushtuar diferencat me Juventusit dhe Napolin dhe Spalletti e di shumë mirë këtë.

“Për momentin nuk ka diferenca mes nesh, por duhet t’i japim vazhdimësi asaj çfarë kemi bërë deri tani. Në çdo ndeshje duhet të nisim gjithçka nga zero dhe të nxjerrim në pah të gjitha cilësitë tona. Nuk duhet ta ndalim hapin, është kjo motoja jonë tashmë”, tha Spalletti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco