Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Chiellini tregon se ka qenë tifoz me rivalin e Juventusit dhe idhullin e tij

Chiellini tregon se ka qenë tifoz me rivalin e Juventusit dhe idhullin e tij

16:15, 21/11/2017

Situata nuk është pozitive dhe duket se Juventusi ka humbur shkëlqimin e vitit të kaluar, por Giorgio Chiellini mendon se nuk është koha për të bërë bilance në këto momente.

Mbrojtësi bardhezi thotë se llogaritë do t’i bëjnë në mars, ndërsa tani është koha për të bërë maksimumin për t’u rikthyer te fitoret.

“Objektivi ynë, për momentin, është të sigurojmë kualifikimin, qoftë në vendin e parë apo në të dytin. Kjo s’është shumë e rëndësishme”, tha fillimisht Chiellini.

Veterani i bardhezinjve bën me dije se objektivi kryesor i “Zonjës” është kampionati italian.

“Ne të gjithë e dimë se objektivi kryesor është kampionati dhe titulli në Itali. Jo se Championsi është më pak i rëndësishëm, por duke u fokusuar vetëm te ky kompeticion rrezikojmë që të bëjmë figurë të shëmtuar për të gjithë sezonin. Në mars duhet të jemi gati për të gjitha”, tha Chiellini.

Ai e konsideroi Juventusin si shtëpinë e tij. “Unë jam pjesë e historisë së këtij klubi dhe jam krenar që kam ndihmuar të shkruhet me germa të arta. Në këtë skuadër jemi mësuar që të punojmë me kulturë, por edhe të kuptojmë se kur është momenti për t’u larguar dhe për t’ua lënë vendin të rinjve. Kush vjen te Juventusi, e kupton shumë shpejt që bëhet fjalë për një skuadër speciale që të ndihmon të rritesh”, ka thënë mbrojtësi italian.

Ai tregon edhe një herë tjetër se ka qenë tifoz me Milanin dhe ka pasur idhull Maldinin. “Është e vërtetë që bëja tifo për kuqezinjtë. Frymëzohesha nga Maldini”, pranon Chiellini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco