Nuk pritej, Dembele jep lajmin e madh për Barcelonën

Nuk pritej, Dembele jep lajmin e madh për Barcelonën

12:43, 21/11/2017

Ousmane Dembele duket se po tejkalon parashikimet, pas dëmtimit që pësoi ndaj Getafes në 16 shtator.

20-vjeçari, i cili po kryen fazën e rikuperimit me një program të specifikuar, pritet të rikthehet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Valverde, i cili me shumë mundësi do ta ketë në dispozicion sulmuesin para El Clasicos me Realin Madridit në 23 dhjetor.

Dembele u transferua te katalanasit gjatë merkatos së verës për shumën e 105 milionë eurove, plus bonuset, nga Borussia Dortmund, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga largimi i Neymar, shkruan Supersport.

Pas dëmtimit që pësoi në mes të shtatorit u tha se mund të rikthehej në fushën e blertë vetëm në 2018-ën, por riaftësimi po shkon shumë mirë, me 20-vjeçarin që po stërvitet dy herë në ditë. Javët e ardhshme do të nisë ushtrimet me topin, për t’u përfshirë më pas gradualisht me grupin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco