Shokohet klubi i famshëm i Premierligës, pronari e nxjerr në shitje

Shokohet klubi i famshëm i Premierligës, pronari e nxjerr në shitje

17:28, 17/10/2017

Pronari i klubit anglez prej 10 vitesh, Mike Ashley, e konfirmoi zyrtarisht largimin nga drejtimi i tij në fund të vitit nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e internetit të Newcastle.

“Si një prej klubeve më të vjetër dhe me më shumë ndjekës në Premier League dhe për të mirën e të gjithë tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar e në botë, Newcastle United merr një drejtim të ri për një të ardhme me më shumë suksese”, lexohet në komunikatën e skuadrës.

“Për t'i dhënë Newcastle mundësinë më të mirë për të përmirësuar rezultatet dhe për të bërë investimet e nevojshme në arritjen e niveleve të larta, pronari aktual i klubit e pa të arsyeshme që të nxjerrë atë në shitje”, mbyllet deklarata e klubit anglez.

Mike Ashley që sipas revistës Forbes ka një pasuri prej 3.2 miliardë dollarësh, e mori kontrollin e plotë të Newcastle në vitin 2007 pasi e bleu atë për 134 milionë paund.

Me Ashley në krye, Newcastle gjatë kësaj dekade ka rënë 2 herë nga kategoria. Këtë vit Newcastle me Benitez në stol, u ngjit në Premier League ku pas 8 javëve të para ndodhet në vendin e 9-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco