Shkencëtarët gjejnë “orën e brendshme” në qelizat e gjalla të njeriut

Shkencëtarët gjejnë “orën e brendshme” në qelizat e gjalla të njeriut

08:37, 19/09/2017
A+ Aa A-

Hulumtimi i ri i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të New Yorkut (NYU), i publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, ka përcaktuar një metodë të re të llogaritjes së fazës së ciklit qelizor në të cilën ndodhet aktualisht ndonjë qelizë e gjallë. Deri më tani, matjet e tilla mund të ndërmerren vetëm në punën me qelizën e vdekur, shkruan Futurism.

Dihej qysh më parë se madhësia dhe forma e bërthamës qelizore zakonisht kalon nëpër ndryshime të mëdha gjatë jetëgjatësisë së qelizës, transmeton Koha.net. Por sfida e matjes së qelizës së gjallë do të thoshte se ne nuk dinim nëse forma e saj ndryshon nëpërmjet një periudhe më të shkurtër.

Duke e përdorur mikroskopin më modern fluoreshent, shkencëtarët ishin në gjendje ta vërenin luhatjen e membranës bërthamore të pazbuluar deri tani, e cila zhvillohet gjatë vetëm disa minutave. Amplituda e kësaj luhatjeje zvogëlohet me zhvillimin e mëtejshëm të ciklit qelizor.

Kjo lëvizje mund të shërbejë si orë e brendshme, pasi që shkencëtarët do të mundë të marrin masa për të zbuluar se në ç’fazë të ciklit qelizor është qeliza e gjallë.

Aftësia për t’i dalluar fazat e ciklit qelizor mund ta lehtësojë rrugën për një kuptim më të mirë të proceseve më themelore të biologjisë njerëzore. Ky zbulim do të mundë t’i rrisë njohuritë tona për qelizat e shëndetshme dhe të sëmura.

“Ne e dimë se gabimet strukturore dhe funksionale të membranës bërthamore çojnë në një numër të madh të çrregullimeve zhvillimore dhe trashëguese, si kardiomiopatia, distrofia muskulare dhe kanceri”, thotë Alexandra Zidovka, autore e lartë e studimit dhe profesoreshë e asociuar e fizikës në NYU, përcjell Koha.net. “Ndriçimi i mekanizmit të luhatjes së bërthamës mund ta përmirësojë kuptimin e membranës së bërthamës në shëndet dhe sëmundje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco