Shkenca zbulon një mënyrë të thjeshtë që nënat shtatzëna të bëhen me djalë

Shkenca zbulon një mënyrë të thjeshtë që nënat shtatzëna të bëhen me djalë

23:21, 26/02/2017
A+ Aa A-

Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie seksuale kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të seksit mashkull. Ky është përfundimi më i ri që vjen nga bota e shkencës. 

Në studimin e fundit, të kryer nga Instituti Kombëtar “Eunice Kennedy Shriver” në SHBA, u përfshinë më shumë se 1000 femra të cilat kishin kryer një abort të mëparshëm. 

Ato morën një tabletë aspirinë ose një pilulë qetësuese jo të dëmshme para se kryenin marrëdhënie seksuale (të gjitha po planifikonin të mbeteshin shtatzënë). Rreth 30% e grave që pinë aspirinë lindën djalë, krahasuar me 23% të grave që morën pilulën qetësuese.

Rezultatet e publikuara në “Journal of Clinical Investigation” konfiromjë se aspirina rrit shanset për të lindur djalë me gati një të tretën.Studime të mëparshme kanë treguar se abortet, qofshin spontane ose të planifikuara, rrisin inflamacionin në mitër. 

Sipas ekspertëve, sistemi imunitar e sheh zhvillimin e embrionit si një trup i huaj, prandaj e sulmon për përbërës inflamator dhe qeliza imune. 

Ky inflamacion mund të ulë shanset që një femër të lindë djalë, duke qenë se fetuset meshkuj janë më të ndjeshëm.Aspirina është një ilaç anti-inflamator, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet, temperaturën dhe inflamacionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco