Vaji i shëndetit

Vaji i shëndetit

13:42, 26/02/2017
A+ Aa A-

Një lugë çaji nga ky ushqim parandalon kancerin, ul tensionin e gjakut dhe lufton rrudhat.

E dini që vaji i ullirit vjen me një seri përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga parandalimi i kancerit, ulja e tensionit të gjakut dhe luftimi i rrudhave. Tani, një studim i ri i publikuar tek “Perspektivat Mjedisore të Shëndetit” tregon se vaji i ullirit mund të mbrojë gjithashtu trupin nga efektet e ndotjes së ajrit. Hulumtuesit tek Agjencia e Mbrojtjes Mjedisore (EPA) rekrutuan 3 grupe njerëzish të moshës së mesme për të testuar nëse konsumimi i llojeve të ndryshme të vajit të ullirit mund të luftonte rreziqet shëndetësore të lidhura me ndotjen e ajrit, një shqetësim ky i madh duke qenë se ajri i ndotur mund të rrisë tensionin e gjakut, të pengojë funksionimin e enëve të gjaku, madje dhe të shkaktojë goditje në tru ose sulme në zemër tek personat që kanë probleme me zemrën. Grupi i parë u ushqyen me tri kapsula vaj peshku në ditë, grupi i dytë konsumoi tri kapsula me vaj ulliri (të barasvlershëm me 2/3 e lugës së çajit) në ditë, ndërsa grupi i tretë nuk konsumoi asnjë përbërës vaji. Pas një muaji, të gjithë pjesëmarrësit kaluan disa orë duke thithur si ajër të pastër ashtu edhe të ndotur. Në fund, hulumtuesit shkencorë kontrolluan gjendjen shëndetësore të vullnetarëve, si shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe funksionimin e arterieve. 

“Mpiksja e gjakut është një shkaktarët kryesorë të shumë sulmeve në zemër ose goditje në tru, prandaj rritja e niveleve të proteinës tPA mund t’i parandalojë këto sëmundje” shpjegon Wayne Cascio, drejtues i Divizionit të Shëndetit Publik të Mjedisit tek EPA, si dhe bashkautor i studimit. Çfarë fshihen pas këtyre përfitimeve? Shkencëtarët besojnë se acidi oleik, një përbërës i gjetur tek vaji i ullirit i njohur për vetitë e tij anti­inflamator, mund të luajë një rol të rëndësishëm. Ja ku keni një arsye tjetër për ta përfshirë vajin e ullirit në gatimet tuaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco