'I është kthyer kërthiza' dhe ky është mjeshtri i kërthizave

'I është kthyer kërthiza' dhe ky është mjeshtri i kërthizave

12:44, 26/02/2017
A+ Aa A-

Mjeshtëria e tij nuk është e zakonshme. I pazakontë duket edhe ai vetë për punën që bën. Ai merret me shërimin e një sëmundjeje që shkenca nuk e njeh. Edhe pse në dukje teknika e përdorur është e thjeshtë, rezultati është goxha i madh. Ish-mësuesi Osman Sekiraqa nga Podujeva “i qet kthizat n’ven”. Ai është mjeshtri i kërthizave.

Gjithçka duket se nisi spontanisht. Por atij i “mbet në dorë” një zanat që zanafillën nuk ia di askush. Ishte në klasën e shtatë fillore në Podujevë kur profesori rus Makajev, që ua ligjëronte gjuhën ruse në atë kohë, kishte përzgjedhur nxënësin Osman Sekiraqa që ta ndihmonte. Jo për lëndën që ligjëronte, por për mjeshtërinë që kishte për kërthizat. I kishin shkuar shumë serbë dhe i vetëm nuk kishte mundur “t’u jepte xhevap” të gjithë pacientëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kërkoi edhe ndihmën e nxënësit të tij. Por nuk dihet pse e kishte përzgjedhur pikërisht Osmanin që t’ia linte zanatin në dorë.

“Qeshë nxënës i shkollës 7-klasëshe fillore në Podujevë. Ka qenë një profesor rus, Makajev; ai na ka dhanë gjuhën ruse, sikur tash që janë gjuhët e huaja. Ka qenë mjeshtër i madh për kërthizë. Kanë ardhë shumë serbë (te ai për shërim) e qysh i kam ra në sy nuk e di. Më ka thirrë me i ndihmu. Pas një kohe ma ka dhanë një pacient mua me e kontrollua dhe më ka thanë në gjuhën ruse ‘sretan ti zanat’ (ia pafsh hairin zejes). Kanë qenë diku vitet ’50-’51. Prej atëherë kam këqyr për kërthizë”, tregon historinë e marrjes së këtij zanati Osman Sekiraqa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco