Kujdes! Ja çfarë sëmundjesh ju shkakton gjumi i tepërt

Kujdes! Ja çfarë sëmundjesh ju shkakton gjumi i tepërt

17:55, 23/02/2017
A+ Aa A-

Numri i orëve të cilat kalojmë duke fjetur natën, mund të kenë ndikim themelor në kujtesën tonë. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Neurology” ka zbuluar se gjumi i tepërt mbi 9 orë gjatë natës, dyfishon rrezikun e demencës.

Nëse përveç gjumit të tepërt bëni edhe një jetë pasive, rreziku gjashtëfishohet. Studimi i zgjatur për dhjetë vjetë u zhvillua nga Boston University School of Medicine (BUSM), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka zbuluar se ata persona që flenë shumë, e kanë trurin edhe në volum më të reduktuar.

Megjithatë studiuesit thonë se ka shumë mundësi që gjumi i tepërt të jetë një simptomë e demencës, më shumë se një shkak, por gjithsesi nuk këshillohet të flihet mbi 8 orë gjumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco