Ministria e Mjedisit gjobit 5 bashki dhe disa spitale për mbetjet

Ministria e Mjedisit gjobit 5 bashki dhe disa spitale për mbetjet

15:36, 23/02/2017
A+ Aa A-

Ministria e Mjedisit u ka vendosur gjoba për mbetjet urbane 5 krereve të Bashkive si dhe institucioneve publike spitalore për mbetjet spitalore.

Gjatë prezantimit të analizës së punës për vitin 2016, të Inspektoriatit të Mjedisit pranë ISHMP, Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje të dukshme shifrash krahasuar me vitin 2015.

Sipas tij, janë vendosur 15.3% më shumë gjoba se në 2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015 dhe për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim.

“Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23 masa administrative.

Nga këto 5 masa me gjobë janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike”, tha ai.

Gjithashtu gjoba janë vendosur edhe ndaj institucioneve publike shëndetësore për Spitalin Rajonal Korçë, Qendrën Shëndetësore Hekal, Mallakastër, Spitalin “Ihsan Cabej“ Fier , Drejtorinë e Shëndetit Parësor Dibër dhe Drejtorinë e Shëndetit Parësor“ Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco