VIDEO /Mos e lani pulën, ja çfarë rrezikoni

VIDEO /Mos e lani pulën, ja çfarë rrezikoni

19:04, 12/10/2016
A+ Aa A-

Helmimi me ushqim është dukuri e shpeshtë, mirëpo ndodh kryesisht për shkak të gabimeve të njerëzve në përgatitjen e ushqimit. Ato gjëra më së shpeshti ndodhin nga mosdija dhe pakkush di që edhe pula nuk duhet të lahet para zierjes apo pjekjes. Shumica e njerëzve (90 për qind) e lajnë pulën para përgatitjes për ta ngrënë. Ja përse kjo gjë as rastësisht nuk duhet të bëhet.

Pula e pazier përmban baktere të dëmshme, siç janë kampilobakteri dhe salmonela, të cilat çojnë në helmim të rrezikshëm me ushqim, shkruan Health Eternally. Larja e pulës para përgatitjes për ngrënie vetëm i kontribuon përhapjes së baktereve nëpër sipërfaqe të mishit, por edhe më gjerë.

Në shumicën e recetave kërkohet që njerëzit të lajnë mishin e shpezëvepara se të vendosin ta përgatisin për ngrënie, andaj hulumtimi ka treguar që këtë gjë e bëjnë 90 për qind e njerëzve.

– Në këtë mënyrë nuk do t’i eliminoni bakteret, por vetëm do t’i përhapni gjithandej përreth vetes – thotë Jennifer Quinlan.

Për këtë arsye ajo rekomandon:

– Lani mirë duart dhe sipërfaqen e gatimit në të cilën keni përgatitur mishin e shpezëve për zierje apo pjekje.– Patjetër ndani mishin e shpendëve nga ushqimet e tjera derisa i gatuani– Përgatitni mishin e shpezëve në temperaturë minimale prej 165 gradësh celsius– Ndajeni ushqimin nga mishi në frigorifer.

Nëse nuk u përmbaheni këtyre këshillave, mund të infektoheni me salmonelë, e cila çon në diarre, ethe, ngërçe në stomak, vjellje, dehidratime, më e keqja, në vdekje.

Kampilobakteri gjithashtu shkakton diarrenë dhe në qoftë se nuk zbulohet me kohë, mund të sulmojë edhe sistemin nervor.

Vërtetojeni edhe vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco