Gjashtë shenja të pazakonta që paralajmërojnë problemet e zemrës

Gjashtë shenja të pazakonta që paralajmërojnë problemet e zemrës

13:29, 24/03/2018
A+ Aa A-

Një në katër njerëz ndërrojnë jetë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe fatkeqësisht shenja e parë paralajmëruese e një problemi është kur dikush pëson një atak kardiak. Megjithatë shumë herët para se të ndodhë kjo gjë, trupi jep sinjale të tjera që tregojnë se zemra nuk po funksionon si duhet. 
1. Krijimi i një “rrudhe” vije diagonal në pjesën e tultë të veshit. 
Ishte Sanders Frank, një mjek amerikan ai që e përshkroi këtë “fenomen” si shenjën e parë të sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se kjo gjë lidhet me sëmunundjen e arteriosklerozës, një gjëndje kur brenda artiereve krijohen pllakëza. Mbi 40 studime kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje midis kësaj karakteristike dhe sëmundjeve të zemrës

2. Krijimi i gungave “dhjamore”
Një tjetër tregues i jashtëm i problemeve të zemrës lidhet me krijimin e gungave të verdha , dhjamore të njohura klinikisht si "xanthoma" . Mund të shfaqen në bërryla, gjunjë, vithe ose qepalla. Janë të padëmshme, por mund të jenë një shenjë paralajmëruese e problemeve të tjera shëndetësore.
3. Zmadhimi i thonjve 
Gjaku i oksigjenuar nuk po arrin deri tek gishtat dhe kështu qelizat prodhojnë një "faktor" që nxit rritjen e thonjve.

4. Kur irisi rrethohet me një “unazë yndyrore” të tillë, do të thotë që personi është më i rriskuar ndaj sëmundjeve të zemrës.

5. Gjakosje e mishrave të dhëmbëve dhe lëvizja e dhëmbëve mund të parashikojnë gjithashtu shëndetin kardiovaskular. Goja është plot me baktere, të mira dhe të këqija. Bakteret "e këqija" mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut nga goja dhe të shkaktojnë inflamacion në enët e gjakut.
6. Buzët blu

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco