3 mënyra të thjeshta si ta heqësh zonën e errët te bikini

3 mënyra të thjeshta si ta heqësh zonën e errët te bikini

18:20, 23/03/2018
A+ Aa A-

Vera po afron dhe shumë mendojnë për momentin kur do të dalin me bikini në plazh. Nëse dhe ju jeni një prej tyre, ndoshta duhet t’ju kujtojmë se keni një zonë të errët në pjesën e bikinit.

Si do ta hiqni?

Arsyeja pse shfaqen mund të lidhet me gjenet, nga dielli apo shtresës së qelizave të vdekura. Deri më tani asnjë ilaç mjekësor nuk siguron zbardhjen e asaj zone të lëkurës, por këtu janë 3 mënyra që mund t’i provoni në kushte shtëpie:

1. Sodë buke

Nëse njollat shkaktohen nga grumbullimi i qelizave të vdekura të lëkurës, “Healthy Life Tricks” rekomandon përdorimin e një paste të formuar prej sodës së bukës me pak ujë. Aplikojeni këtë masë direkt në lëkurë dhe lëreni për disa minuta, para se ta shpëlani. Përsëriteni këtë maskë dy herë në jave.

2. Lëng limoni

Vitamina C që gjendet në lëngun e limonit ka aftësinë të zbehë njollat e lëkurës. Lëreni lëngun e limonit për 10 deri në 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni (Mund ta aplikoni me ndihmën e një pambuku).

3. Sheqer, mjaltë dhe limon

Kjo pastë ka veti skrabi (sheqeri), zbardhuesi (limoni) dhe hidratuesi (mjalti). Përzini 1 lugë gjelle mjaltë, lëngun e ½ limoni dhe 1 lugë çaji sheqeri. Fërkojeni këtë maskë me lëvizje rrethore në zonën e errët për 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përdoreni çdo ditë për një javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco