E pabesueshme/ Makaronat ndihmojnë në luftën me mbipeshën dhe...

E pabesueshme/ Makaronat ndihmojnë në luftën me mbipeshën dhe...

13:06, 20/01/2018
A+ Aa A-

Dy studime italiane evidentojnë se makaronat mund të ndihmojnë në dietën tuaj për të ulur mbipeshën dhe depozitimin e dhjamit në bark, por duhet të jeni të kujdesshëm me dozën dhe salcat që përdorni.

Nëse, për të mbajtur trupin në formë, mendonit se ishte e nevojshme të hiqnit dorë tërësisht nga makaronat, duhet ta rikonsideroni këtë.

Në një studim të botuar në “Nutrition and Diabetes”, i cili shqyrtoi përgjigjet e mbi 20 mijë të rriturve të përfshirë në dy studime të mëdha vëzhguese. Të dhënat e mbledhura për të ushqyerin dhe shëndetin në të gjitha rajonet italiane treguan se konsumi i makaronave u shoqërua me një rrezik më të ulët të obezitetit, duke përfshirë peshën abdominale.  

Si dhe sa të konsumoni  

Pra, a mund të presim një ndihmë për kontrollin e peshës nga konsumimi i makaronave?

Sipas studimit ngrënia e makaronave në një masë të përshtatshme për nevojat e kalorive, në kontekstin e një diete të ekuilibruar Mesdhetare, është e lidhur me një indeks më të ulët të trupit dhe një perimetër më të mirë të belit, veçanërisht tek gratë.

Një nga hipotezat për të shpjeguar këtë fenomen është se shpesh ata që heqin dorë nga makarona, e zëvendësojnë atë me ushqime më pak të shëndetshme siç janë mishi dhe salcice, djathrat ose drithërat që përmbajnë sheqerna të thjeshta.

Është e qartë, megjithatë, se shumë kjo varet edhe nga doza dhe lloji i përgatitjes. Pra, çfarë këshille mund t’u jepni atyre që duan të përdorin këtë lloj ushqimi, por edhe orizin, apo elbin?

Një nga karakteristikat kryesore të dietës Mesdhetare është moderimi i porcioneve ushqimore dhe kjo vlen edhe për makaronat që më mirë në qoftë se mielli do të jetë i tipit të fortë apo inegral.

Për ata që punojnë në një punë të ulur, porcioni duhet të jetë rreth 60 gramë, duke u kujdesur për të gatuar makaronën “al dente”, për të zvogëluar ndikimi mbi gliceminë, dhe të përdoren salca të lehta: domate, perime, bishtajore, peshk dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Duhen shmangur salcat me mish të kuq, sallam ose salsiçe, krem ??dhe gjalpë.

Është gjithashtu mirë të përdorni makarona (ose oriz, elb) si një pjatë e vetme në vend të një pjate të parë për të shmangur tejkalimin e kalorive. Nëse në salcat e përdorura nuk ka burime të mira të proteinave (si peshk, produktet e qumështit, bishtajoret), mund të shtoni ushqimin tuaj duke konsumuar kos, perime dhe fruta të freskëta.

Burimi: Corriere.it 

                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco