E pini kafen esëll? Ja çfarë po i shkaktoni stomakut

E pini kafen esëll? Ja çfarë po i shkaktoni stomakut

22:08, 06/01/2018
A+ Aa A-

Sipas dietologes Roliona Naço, konsumimi i kafes me stomakun bosh:

1) Stimulon prodhimin e aciditetit në stomak duke shkaktuar fryrje dhe shfaqjen e gastritit.

2) Ndihmon në uljen e insulinës dhe stimulon prodhimin e kortizolit (hormoni i cili ruan nivelin e sheqerit në gjak dhe ndërkohë ul djegiet metabolike).

3) Vakti i radhës është venë re nga studimet që është më i pasur në vlera kalorie por dhe shumë më i pasur në karbohidrate, yndyrë.

Shumica më pas pëlqejnë të konsumojnë briosh, kek, biskota etj. Çfarë këshillon dietologia? Mund të pini 1 gotë çaj (mali, jeshile, hibiskus etj) më pas konsumoni mëngjesin tuaj dhe kafen mund ta shijoni pak më vonë!

/Gazeta Shëndeti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco