Përse vaji i ullirit është më i përshtatshëm për fëmijën?

Përse vaji i ullirit është më i përshtatshëm për fëmijën?

12:00, 08/11/2017
A+ Aa A-

Sipas mjekut pediatër Vito Leonardo Miniello, njëkohësisht edhe përgjegjës për ushqyerjen në Universitetin e Barit, vaji i ullirit është shumë i pasur me substanca të mira për shëndetin, duke përmendur mbi të gjitha polifenolet dhe tipet e tjerë të fenoleve, të cilët janë antioksidantë natyralë. Është shumë e rëndësishme që disa antioksidantë të përfshihen në dietën e fëmijës që në moshë shumë të vogël si një mënyrë e mirë për të parandaluar disa sëmundje si diabeti tip 2, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, sëmundjet kardiovaskulare. Ushyerja e mirë veçanërisht deri në vitin e dytë të jetës është në gjendje të pengojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Antioksidantët mbajnë nën kontroll radikalet e lira, reduktojnë presionin arterial, reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë. Të gjitha këto do të ndikojnë në funksionimin e mirë të organizmit tonë.

Përse preferohet vaji i ullirit dhe jo një tjetër vaj vegjetal?

Vaji i ullirit është i vetmi vaj vegjetal që prodhohet nga një sistem në të ftohtë (gjate shtypjes nga makineria nuk leshohet nxehtesi) dhe pas asnjë trajtim tjetër termik apo kimik dhe kjo bën të mundur që substancat antioksidante të ruhen njësoj si tek kokrra e ullirit. Temperaturat e larta do të shkatërrojnë vetitë antioksidante dhe mund të provokojnë formimin e substancave të dëmshme për shëndetin. Rekomandohet të fillohet që tek supa e parë e fëmijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco