Këto janë gjërat që nuk duhet të bëni kurrë në shtatzëni,rrezikojnë seriozisht jetën e fëmijës

Këto janë gjërat që nuk duhet të bëni kurrë në shtatzëni,rrezikojnë seriozisht jetën e fëmijës

14:34, 06/11/2017
A+ Aa A-
Ndërsa mbani brenda trupit tuaj një bebe duhet të tregoni kujdesin maksimal duke evituar edhe disa veprime të caktuara. Në çdo moment duhet t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur pasi muajt e parë janë tepër delikatë. Pra trimestri i parë nuk duhet të konsiderohet si një periudhë e lehtë për t’u kaluar. Duke qënë kështu gruaja duhet të mos kryerjë disa veprime të caktuara në mënyrë që të mos e rrezikojë fëmijën.
Cilat janë këto veprime?
• Mos e stërmundoni veten me punë, qoftë në karrierën tuaj qoftë në shtëpi. Disa lëvizje janë totalisht për t’u evituar në shtatzani.
• Qëndroni larg substancave helmuese, alkoolit dhe duhanit. Edhe tymi pasiv është shumë i rrezikshëm sepse mund të shkojë tek fetusi nëpërmjet frymëmarrjes.
• Evitoni tensionet e mëdha emocionale që e acarojnë sistemin tuaj nervor dhe ndikojnë në rritjen e fetusit.
• Mos vishni rroba shumë të ngushta sidomos në zonën e barkut.
• Nuk duhet të konsumoni medikamente pa folur më parë me mjekun.
• Mos e teproni me aktivitetin fizik. Sportet tepër intensive nuk duhet të praktikohen.
• Mos bëni dush me ujë të nxehtë sepse mund të zgjerohen enët e gjakut dhe të ulet tensioni duke shkaktuar edhe gjendje të fikti.
• Mos e teproni me aplikimin e vajrave dhe kremrave në lëkurë. I përdorni në sasinë normale ndryshe mund të shkaktojë alergji në zonën e lëkurës. Një kujdes të madh duhet të bëni edhe me ushqimin tuaj./Burimi ''përnënat"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco