Rënie nga pesha, gazra dhe probleme me jashtëqitjen, ja pse nuk duhet t’i neglizhoni këto probleme

Rënie nga pesha, gazra dhe probleme me jashtëqitjen, ja pse nuk duhet t’i neglizhoni këto probleme

14:57, 02/11/2017
A+ Aa A-

Ezofagu, stomaku, zorra e trashë, pankreasi, mëlçia të gjitha këto përfshihen në sistemin tretës, prandaj nuk është çudi që simptomat e tyre të jenë të njëjta.

Problemi është se kur ato fillojnë të shfaqen, mund të mos e kuptoni që duhet të bëni një kontroll tek gastroenterologu. Ja cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për probleme me stomakun dhe që duhet të lini një takim me gastroenterologun.

1. Keni gazra: E dinit që një person mesatarisht lëshon 2 litra gazra në ditë? Gazrat në stomak janë normale, vetëm nëse nuk shoqërohen me efekte anësore të pakëndshme. “Koha kur duhet të shqetësoheni është nëse gazrat shoqërohen me dhimbje në pjesën abdominale, ndryshime në jashtëqitje ose rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme”, thonë gastroenterologët. Mos e neglizhoni erën e gazrave, ka raste që ajo mund të jetë një shenjë e një paraziti të quajtur giardia, i cili infekton zorrët.

2. Pantallonat ju vijnë të ngushta krejt papritur: Nëse keni vështirësi në mbylljen e zinxhirit të pantallonave, ndryshe nga pak ditë më parë, mund të mos jetë faji i dhjamit në bark. Fryrja e barkut , që ndodh kur ka shumë gazra në trup, është një problem i zakonshëm, i cili mund të jetë rezultat i ngrënies së tepërt ose thithja e shumtë e ajrit. Ndërsa fryrja e papritur r barkut që ndodh pa asnjë arsye dhe shoqërohet me simptoma si dhimbje ose gjak në jashtëqitje është më shqetësuese. “Mund të jetë një problem i thjeshtë me tretjen, por mund të paralajmërojë edhe një problem me serioz, që kërkon vëmendje mjekësore”, thonë ekspertët. Duhet t’u kushtoni vëmendje sëmundjeve si refluksi gastroezofageal, sindroma e zorrës së irrituar, gurëve në tëmth dhe sëmundjes celiake

3. Jashtëqitja në ngjyrë të zezë: Gjakderdhja anale nuk është asnjëherë normale. Ajo mund të shkaktohet nga hemorroidet apo siç njihen në gjuhën e përditshme, majasëlli, është dilatacioni dhe inflamacioni venave në zonën e rektumit dhe anusit. Në varësi të pozicionit ku shfaqet, klasifikohen në hemorroide interne (të brendshme) që fillojnë nga kryqëzimi i anusit me rektumin dhe hemorroide eksterne (të jashtme) që shfaqen poshtë këtij kryqëzimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco