Mali i Zi nuk do të diskutojë më për kufirin me Kosovën

Mali i Zi nuk do të diskutojë më për kufirin me Kosovën

09:16, 18/09/2017
A+ Aa A-

Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së tij, transmeton zeri.info.

Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me faktet e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje./indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco