Albin Kurti sulmon koalicionin e Pacollit me PAN: Formimin e qeverisë tani e ka në dorë Vuçiçi

Albin Kurti sulmon koalicionin e Pacollit me PAN: Formimin e qeverisë tani e ka në dorë Vuçiçi

09:26, 05/09/2017
A+ Aa A-

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, e ka sulmuar ashpër lëvizjen e re që bëri në politikë Bhgjet Pacolli dhe AKR-ja, nënshkrimin e një marrëveshjeje me koalicionin PAN që synon krijimin e qeverisë.

Ja si shprehet Kurti sot:

AKR doli nga koalicioni LAA.  Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje.  Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh.

Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë.

Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë.

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiçit.

Shteti nuk është karrike. Shteti ka karrike. Por, ka edhe karrike pa shtet, karrike në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit. 26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco