Sputnik: Ja si i ka bërë hesapet Thaçi për të formuar ushtrinë e Kosovës

Sputnik: Ja si i ka bërë hesapet Thaçi për të formuar ushtrinë e Kosovës

12:35, 25/08/2017
A+ Aa A-

Paralelisht me negociatat për shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë po bëhen përgatitje të vazhdueshme për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri. Kështu shkruan Sputnik-u rus duke iu referuar burimeve të saj.

“Partitë shqiptare, mbi të gjitha partia që drejtohet nga Kadri Veseli, PDK, i ka siguruar tre nga katër votat e pakicave për votimin e Ligjit për formimin e ushtrisë”, transmeton Klan Kosova. “Deri më tani dy janë të sigurt - një nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai serb, po nuk bëhet fjalë për nga partia 'Lista Serbe'”.

“Për dy deputetët janë parashikuar tashmë funksione në Parlamentin e Kosovës e pritet që sa më shpejt kjo gjë të vendoset. Votën e tretë Thaçi e pret nga malazezët e Kosovës, pasi në shkurt njoftoi se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të miratojë dekretin për njohjen e komunitetit malazez në Kosovë, që do ta ketë të drejtën për një ulëse në parlament”.

Sputnik, gjithashtu, shkruan se “Milo Gjukanoviç dhe Hashim Thaçi në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi ranë dakord që shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partinë e Gjukanoviçit, dhe në shkëmbim, malazezët nga Kosova të njihen si komunitet dhe të fitojnë një ndenjëse në Kuvend”.

Sipas kësaj medieje ruse, Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të mundë të gjendej në tryezë para zgjedhjeve lokale në Kosovë që mbahen më 22 tetor, transmeton Kosova. Po ashtu, Sputnik raporton se përfaqësuesit e malazezëve nga Kosova nuk kanë dashur të komentojnë për këtë temë me arsyetimin se “duhet të pritet e shihet se nëse shqiptarët e mbajnë fjalën"./Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco