Ministrja kosovare tregon kur do të nisë dialogu me Serbinë

Ministrja kosovare tregon kur do të nisë dialogu me Serbinë

11:45, 18/08/2017
A+ Aa A-

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri i kërkon Serbisë që të merret me zbatimin e tetë marrëveshjeve të arritura deri më tani. Në një prononcim për Indeksonline, ajo thekson se rifillimi i dialogut do të bëhet vetëm pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës.

“Porosia ime për Serbinë dhe Vuçiçin është që le të merren me zbatimin e marrëveshjeve sepse janë tetë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar. Ndërsa rifillimi i dialogut bëhet pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa angazhimet e mëdha për rifillimin e dialogut nga ana e Serbisë, sipas Tahirit nuk i mbulojnë shkeljet që ata ia bënë marrëveshjeve.
“Serbia nuk mund të mbuloj shkeljet që ia bënë marrëveshjeve me deklarata boshe gjoja si angazhim për dialog”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, ndërprerja e dialogut është bërë që në muajin mars të këtij viti, pas ndalimit që iu bë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të Serbisë në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco