Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kosovë, kalicioni PAN kërkon seancë më 24 gusht

Kosovë, kalicioni PAN kërkon seancë më 24 gusht

11:19, 16/08/2017
A+ Aa A-

Me prezencën e përfaqësuesve të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës [PAN], dhe të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës si dhe përfaqësuesve të minoriteteve, po mbahet takimi konsultativ. Në këtë takim nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka kërkuar nga koalicioni PAN, që të tregojë se kur është në gjendje të shkojë në vazhdimin e seancës konstituive për të dhënë emrin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se në konsultim me partnerët e koalicionit ka kërkuar që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht.

Hoxhaj ka kërkuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.

Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet në këtë formë, siç po ndodh, bllokimi i institucioneve./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco