Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Nuk pendohet që e quajti 'lopë' ministren Hoxha

Nuk pendohet që e quajti 'lopë' ministren Hoxha

08:41, 16/08/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk është penduar që e ka quajtur "lopë" ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë që prej fyerjes që ia ka bërë ministres, të cilën ai e ka fajësuar për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe dëshmitarit për rastin e ish-anëtarit të VV-së.

“Është kohë e gjatë. Unë e kam ndërruar emërtimin, por ministrja e drejtësisë është përgjegjësja e drejtpërdrejt e dy vrasjeve në burgje, atë të Deharit dhe dëshmitarit kryesor”, ka thënë Kurteshi.

Fyerjen e tij ndaj ministres Hoxha dhe atë të Kadri Veselit ndaj deputetes Albulena Haxhiu sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kurteshi i ka quajtur si raste të ndryshme.

“I kemi dy gjëra të ndryshme. Zotëri Veseli ka folur nga foltorja e Kuvendit ndërsa unë kam folur si qytetar i thjeshtë. Unë asgjë nuk kam thënë, e kam quajtur si e kam quajtur dhe nuk pendohem”, ka thënë Kurteshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco