Prifti i Kishës Ortodokse Maqedonase kundër gjuhës shqipe, bën thirrje për rezistencë

Prifti i Kishës Ortodokse Maqedonase kundër gjuhës shqipe, bën thirrje për rezistencë

14:12, 11/08/2017

"Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të luftojnë për promovimin e të drejtave individuale dhe kolektive të të gjithë qytetarëve të saj që jetojnë në vend, por sipas Kushtetutës dhe rregullave të ligjit dhe ne nuk mund t’i lutemi çdo dëshire kombëtare-shoviniste dhe kërcënimeve e disa qarqeve politike që në shekullin e 21, të cilët janë ngritur nga nacional romantizmi që luftojnë për ndonjë Shqipërin të Madhe", shkruan At Ivica Todorov.

At Ivica Todorov urdhëron të gjithë " të lexojnë se çfarë thotë neni 1, paragrafi (1) deri (4) nga propozim-ligji për gjuhët, dhe në qoftë se keni kohë,"-  thotë ai, - "keni lexoni të gjithë propozim-ligjin, por një çështje fakti shumë të vërtetë, neni 1 shkel Kushtetutën e RM-së, ndërsa edhe atë që është rënë dakord me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit."

At Todorov bën thirrje që kjo të shpërndahet, të mendohet dhe të alarmohet.

Neni 1

– (1) Në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

– (2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e qytetarëve
(gjuha shqime) është gjithashtu një gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, publike ndërmarrjet, agjencitë, zyrat, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë me autoritet publik, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve të RM-së dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (4) Në njësitë e drejtoriv e lokale dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që flasin më pak se 20% e qytetarëve nga oqytetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale, vendosin për organet e njësive të drejtorisë lokale.

 

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment