Pacolli e padit Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit

Pacolli e padit Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit

07:11, 25/07/2017
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës do të ketë edhe një betejë tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit. Pasi e humbi betejën me Z Mobile dhe është në një tjetër betejë me kompaninë AXOS, institucionet ekzekutive të vendit do të përballen edhe me një padi tjetër.

Biznesmeni Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” e ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Lajmin e ka marrë vesh “Insajderi”, përmes burimeve të saj, ndërsa vetë Gjykata e Arbitrazhit, e njohur me emrin zyrtar “Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve”, e ka publikuar këtë informacion në faqen e Bankës Botërore.

Përmes këtij publikimi, Arbitrazhi ka treguar se me datën 21 korrik e ka pranuar lëndën e kompanisë në pronësi të Pacollit.

Në këtë informacion thuhet se subjekti i mosmarrëveshjes është “blerja e aksioneve” dhe hyn tek sektori i turizmit, sipas të dhënave të publikuara nga Arbitrazhi.

Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotelit “Grand”, të cilin Pacolli e kishte blerë, por më pas kjo blerje i ishte anuluar. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.

Pranimi i lëndës në Gjyktën e Arbitrazhit është hapi i parë që padia të ecë tutje, megjithëse kjo nuk do të thotë asgjë për vendimet që kjo gjykatë mund të marrë. “Insajderi” ka mësuar se kompanisë së Pacollit i është kërkuar që brenda 10 ditësh t’i dërgojë materialet përcjellëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco