Kosova, edhe këtë javë pa institucione të reja

Kosova, edhe këtë javë pa institucione të reja

13:33, 19/07/2017
A+ Aa A-

Është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend e 10 ditë nga certifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 korrik.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye për t’u marrë ky vendim. Përkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikërisht gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se seanca në fjalë është shtyrë për arsye se koalicioni më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, PAN-i, ka mungesë të votave për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta bërë Qeverinë.

Është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga certifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 korrik.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye për t’u marrë ky vendim. Përkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikërisht gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se seanca në fjalë është shtyrë për arsye se koalicioni më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, PAN-i, ka mungesë të votave për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta bërë Qeverinë.

PAN: Arsyeja e shtyrjes së seancës, pushimet e deputetëve

Rasim Selmanaj, anëtar i kryesisë së AAK-së njëherësh deputet i këtij subjekti (pjesë e koalicionit PAN), ka thënë se seanca është shtyrë për shkaqe teknike dhe për shkak se disa prej deputetëve tashmë janë nëpër pushime. “Janë më shumë çështje teknike të administratës së Parlamentit, nuk shoh ndonjë problem tjetër. Një pjesë e deputetëve janë edhe nëpër pushime”, ka deklaruar ai. Ndërkohë, ka bërë të ditur se pas shtyrjes seanca do të mbahet më 27 ose më 28 korrik. “Sigurt më 27 ose më 28, s’ka mundësi të shtyhet më shumë”, është shprehur ai për “Zërin”. Selmanaj më tej është shprehur i vendosur se koalicioni PAN do të arrijë t’i bëjë votat për ta formuar Qeverinë e re. “Qeveria do të formohet me Ramushin kryeministër, tashmë kjo dihet. Qeveria do t’i marrë votat e mjaftueshme prej deputetëve të zgjedhur”, ka shtuar ai.

LVV: Seanca konstituive do të duhej të mbahej këtë javë

Kurse deputetja e ‘Vetëvendosjes’, Shqipe Pantina, ka thënë se seanca konstituive e cila pritej të mbahej gjatë kësaj jave, është shtyrë pa kurrfarë arsye.

“Seanca konstituive është dashur të mbahet këtë javë dhe nuk ka asnjë arsye për shtyrje. Presidenti duhet sa më parë ta thërrasë seancën, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e Qeverisë”, ka deklaruar ajo. Pantina madje ka konsideruar se është humbur shumë kohë në këtë drejtim. E kjo, sipas saj, është bërë për interesa kryekëput personale.

“Tashmë edhe është humbur shumë kohë dhe shume procese kanë ngecur për shkak të neglizhencës apo arsyeve të tjera që lidhen me interesa personale e grupore, kryesisht të njerëzve brenda PDK-së dhe kjo praktikë duhet të marrë fund”, ka shtuar deputetja e LVV-së.

Tahiri: PAN s’i ka votat, po t’i kishte Thaçi do ta thërriste seancën

Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se koalicioni PAN nuk i ka votat, se po t’i kishte, sipas tij, presidenti do ta thërriste seancën.

“PAN -i po t’i ketë 61 votat për ta zgjedhur Qeverinë, atëherë presidenti e thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit.  Por duket se nuk i ka votat, sepse nuk është bërë asnjë koalicion politik”, ka deklaruar ai.

Por megjithëkëtë, sipas Tahirit, edhe arsyetimi se deputetët janë në pushim duhet marrë si i vërtetë.

“Në anën tjetër duhet besuar institucionit të Presidencës që thotë se seanca  po shtyhet derisa deputetet t’i përfundojnë pushimet. Edhe pse deputetët ende nuk e kanë verifikuar mandatin e deputetit, ata e kanë të drejtën e shfrytëzimit të pushimit si qytetarë dhe familjarë dhe duket që institucionet e vlerësojnë këtë dhe mbledhjen e Kuvendit e shtyjnë në kufijtë maksimalë të ligjit”, ka shtuar ai.

Rugova: Shtyrja e seancës ka të bëjë me kandidatin për kryeparlamentar

Ndërkaq analisti politik Arben Rugova ka vlerësuar se shtyrja e seancës nuk është bërë për shkak të pushimeve, por për shkak se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta votuar kandidatin për kryeparlamentar, Kadri Veseli.

“Nuk ka të bëjë me pushimet, por me kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar, me Kadri Veselin, i cili nuk e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve për t’u zgjedhur i pari i Kuvendit. LVV-ja dhe LAA-ja kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Veselin për kryeparlamentar, pavarësisht nëse Haradinaj e siguron mbështetjen për ta krijuar Qeverinë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, as deputetët e koalicionit LAA, që përflitet se ia kanë premtuar votën Haradinajt, nuk duan ta votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit.

Madje, Rugova ka konsideruar se PAN-i i ka siguruar numrat për ta bërë Qeverinë, porse problemi kyç, sipas tij, është pikërisht te kryekuvendari.

“Unë besoj se i nominuari i PAN-it, Ramush Haradinaj, i ka siguruar numrat për Qeverinë e re, mirëpo përpara se të votohet Qeveria, duhet votuar kryeparlamentari, për çka nuk është garantuar mbështetja”, ka nënvizuar ai.

Kurse njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka vlerësuar se PAN-i edhe mund t’i ketë votat, porse, sipas tij, nuk do të mund të krijojë qeveri stabile.

“Të gjitha skenarët janë të mundshëm dhe PAN-i gjithashtu mund t’i ketë votat e domosdoshme për ta formuar Qeverinë, por është shumë e vështirë të parashihet një qeveri stabile”, ka deklaruar Abazi./Zeri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco