Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Jahoc të komunës së Gjakovës.
Nga të shtënat me armë, të dy personat e moshës rreth 55 vjeç kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Janë dy viktima dhe dyshohet se njëri prej viktimave ka vrarë tjetrin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin për detaje të tjera njoftoheni nesër”, ka thënë për Indeksonline, Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
Sipas tij dyshohet që vrasja të ketë qenë e rastit pas një zënke që të dy personat kanë pasur.
“Dyshohet se është e çastit. Janë të moshës rreth 55 vjeçare që të dy”, ka përfunduar Gjokaj.
© SYRI.net