Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U bie shorti, kontroll i plotë pasurie Kadri Veselit, Shpend Ahmetit dhe kreut të Policisë

U bie shorti, kontroll i plotë pasurie Kadri Veselit, Shpend Ahmetit dhe kreut të Policisë

11:58, 21/06/2017
A+ Aa A-

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Në mesin e tyre janë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, pasuritë e të cilëve do të hetohen dhe do t’i nënshtrohen një procesi të kontrollit dhe krahasimeve me deklarimet dhe posedimin e pasurisë.

Në mesin e zyrtarëve të tjerë të cilët do t’i nënshtrohen këtij procesi janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Suharekës, Sali Asllanaj dhe i Obiliqit Xhafer Gashi.

Gjithashtu shorti ka përcaktuar që edhe pasuria e disa deputetëve të Kuvendit dhe ambasadorëve Alma Lama e Berndard Nikaj të kontrollohet në mënyrë të plotë.

Gjithsej janë 886 zyrtarë publik, pasuria e të cilëve do ti nënshtrohet kontrollit të plotë.

4980 zyrtarë të lartë publik kanë pasur detyrë të deklarojnë pasurinë ndërsa 72 nuk e kanë e deklaruar pasurinë./koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco