Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata Themelore jep dënimet për të akuzuarit

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata Themelore jep dënimet për të akuzuarit

18:45, 23/05/2017
A+ Aa A-

Nëntë personat e akuzuar për dhunën në Kuvend të enjten e përgjakshme morën dënime me kusht. I akuzuari i parë, Dimçe Hristovski- Zhabata kaloi me një vit e gjysmë burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Për tetë personat e tjerë gjykata gjithashtu mori aktvendime për dënime me kusht prej 6 muaj burg nëse në 17 muajt e ardhshëm nuk bëjnë ndonjë vepër penale.

Të gjithë të akuzuarit para gjykatëses Millka Angellevska- Vasilevska kanë pranuar se janë fajtorë për veprën “Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Vetëm Angelle Zafirovski- Bate Gele i veshur me pallto me figurën e Sasho Mijalkovit në dëshminë fillestare tha se nuk ndjehet fajtor, por pasi të tjerët e pranuan veprën, edhe ai ndërroi mendje. Më tej tha se asnjëherë nuk do të bëjë diçka të tillë dhe se jeton për Maqedoninë. Të akuzuarit gjithashtu thanë se pendohen për veprën e bërë. Disa prej tyre thanë se po ta dinin se situata do të përshkallëzohej, nuk do të ishin aty.

Të akuzuarit janë të vetëdijshëm se me vetë praninë e tyre kanë kryer këtë vepër, ka diapazon të gjerë nga tërësia, kështu që çdo person prezent aty mund ta kryente veprën, ata ishin të prirë nga turma, nuk kanë dashur ta dëmtojnë ose lëndojnë askënd, kishin virtytin që ta pranojnë veprën, që është për t’u përshëndetur. Këta persona dolën korrekt, e pranuan fajin dhe për këtë sanksioni ishte e kusht, që njëzëri të gjithë e pranuan – deklaroi Vllado Dokulevski, avokat.

Duke pasur parasysh faktin se të akuzuarit e kanë pranuar fajin, të njëjtit morën masë përkatëse alternative- dënim me kusht kështu që pjesa më e madhe e të dëmtuarve nuk kërkoi përfshirje në ndjekjen penale të Prokurorisë dhe nuk kërkuan kompensim pronësoro-juridik, përkatësisht hoqën dorë nga kompensimi – tha Valentina Todorovska, avokate.

Bëhet fjalë për policë të cilët gjykata i ka ftuar si palë e dëmtuar dhe të cilët para gjykatës kanë thënë se nuk do të kërkojnë kurrfarë kompensimi nga të akuzuarit. Ndërsa jashtë gjykatës, dënimet me kusht për nëntë personat me duartrokitje i përshëndetën mbështetësit e tyre, të cilët tre orë pritnin epilogun e gjykimit.

/Alsat-M/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco