Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Dy serbë të dyshuar për krime lufte urdhërohen të kthehen në burg para rigjykimit

Dy serbë të dyshuar për krime lufte urdhërohen të kthehen në burg para rigjykimit

20:24, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, sot ka urdhëruar që dy ish-zyrtarë të sigurisë shtetërore të Serbisë, të bahen në burg derisa të rigjykimi i tyre, të nisë muajin e ardhshëm.

Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ka thënë se ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, të rikthejë Jovica Stanishiç, 66-vjeç, dhe zëvendësin e tij, Franko Simatoviç, 67-vjeç, në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, deri më 30 maj.

Të dy u liruan në gjyqin e tyre të parë, për akuzat për krime të luftës të kryera gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990, por ai vendim u anulua në fund të vitit 2015 nga Apeli, teksa gjykatësit kanë thënë se disa gabime ligjore ishin bërë gjatë gjykimit, që zgjati nga qershori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013.

Gjykata e Apelit urdhëroi që Stanishiç dhe Simatoviç, të rigjykohen për katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte të kryera nga skuadrat e vdekjes të Serbisë në Bosnje dhe Kroaci, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më 1991.

Rigjykimi ndaj tyre do të rifillojë më 13 qershor. /REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery23/05/2017 10:11

Te dy serbet dhe shume kriminel te tjere do re shkojne ne Hage sapo te filloje punen Gjykata Speciale punen e saje ...s ka me pluhur syve opinionit ...gjoja serbet po i gjykojne kryesit e krimeve monstruoze ne Kosove ...!

Shto koment

Denonco