Kongresmenët amerikanë hetojnë USAID në Shkup, mediat e Soros nisin fushatën e ‘Fake News’

Kongresmenët amerikanë hetojnë USAID në Shkup, mediat e Soros nisin fushatën e ‘Fake News’

21:25, 12/05/2017
A+ Aa A-

Përballë akuzave të kongresmenëve amerikanë, organizatave të njohura dhe grupeve “watch dog”, për abuzimet me fondet publike në Maqedoni, diplomatë amerikanë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup dhe Departamentin e Shtetit, vendosën të kërkonin ndihmë nga mediat e themeluara nga “rrjeti Soros”.

Të njëjtat media e paguara për botimin e teksteve politike të porositura që synonin ushtrimin e presionit mbi politikanët dhe qeveritë, së fundmi janë aktivizuar në publikimin e një seri artikujsh me në qendër grupin e kongresmenëve dhe ambasadorëve të cilët kërkuan një hetim në ambasadën amerikane në Shkup dhe largimin e ambasadorit Jess Baily.

Ka pasur raportime se, republikani Bob Goodlatte po udhëheq një delegacion prej 15 anëtarësh për një "mision urgjent" në Ballkan, i ngarkuar për të shqyrtuar punën e ambasadorëve të SHBA-ve që ende po zbatojnë politikën e Obamës.

Duke shpjeguar arsyet për misionin e kongresmenëve, mediat amerikane raportojnë se "Ballkani është një rajon me tension në rritje, ku politikat e dështuara të Obamës dhe Sorosit ende po zbatohen dhe favorizimi vazhdon në dëm të qytetarëve, institucioneve vendore dhe stabilitetin e Rajonit".

Si në të gjitha rastet e mëparshme kur ka pasur raportime për hetimet dhe abuzimet nga diplomatët amerikanë në Shkup, “Republika” ka mësuar se mediat e Sorosit pritet që edhe një herë të ngatërrojnë publikun me shkrime të porositura.

Shkrime nga gazetarë që marrin para nga rrjeti Soros ose burimet diplomatike u botuan më disa ditë më parë në disa media të huaja, përfshirë “New York Times”.

Edhe portali “Politico” ka publikuar një artikull që përmend pozitivisht Ambasadorin Baily dhe Drejtorin e Misionit të USAID-it në Maqedoni, James Stein, duke kritikuar senatorët të cilët 'kanë guxuar' të kërkojnë një hetim mbi ta. Por u zbulua shpejt se shkrimtari i këtij artikulli, Ken Vogel, punonte për Fondacionin Soros.

/Burimi: Republika.mk – Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco