Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-FOTO/ Tensione në Maqedoni, gjakoset Zoran Zaev

VIDEO-FOTO/ Tensione në Maqedoni, gjakoset Zoran Zaev

19:35, 27/04/2017
A+ Aa A-

Maqedonia është në prag të luftës civile. Situata u tensionua kur u zgjodh Talat Xhaferi në krye të Parlamentit të Maqedonisë.

Partia e Gruevskit, VMRO-DMPNE kundërshtoi fort zgjedhjen e Xhaferit me mbështetje të LSDM dhe BDI. Në këtë moment, në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë kanë hyrë protestues dhe mbështetës të forcave të ndryshme parlamentare, duke u përpleshur me njëri-tjetrin.

Nga kaosi dhe dhuna, është gjakosur në fytyrë edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Mediat maqedonase raportojnë se ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco