Kadri Veseli dhe deputetë gjobiten me nga 200 euro: Nuk shkuan në procesin ndaj VV

Kadri Veseli dhe deputetë gjobiten me nga 200 euro: Nuk shkuan në procesin ndaj VV

09:59, 21/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punonjës tëe administratës Shpresa Gosalci e Leonora Halimaj janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore.

Të dënuarit kanë marrë këtë gjobë pasi kanë munguar në seancat gjyqësore ndaj deputetëve që lëshuan gazë lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqesor dhe kanë munguar. Në seancë kanë qenë deputetet Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi, raporton KTV.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë kjo është bërë sepse ka zëra që demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend./Koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco