Kandidati për president në Serbi: Kosova nuk është e jona!

Kandidati për president në Serbi: Kosova nuk është e jona!

09:49, 30/03/2017
A+ Aa A-

Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviçit. Ai premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb do ta iniciojë ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë. Çanak po ashtu synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut

Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye.

E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.

Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj.

Në mesin e prioriteteve ai ka edhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet “pezull” dhe “pyetjet e hapura” të cilat i kanë shtetet në mes vete.

I pyetur nga gazeta “Zëri” nëse kundërkandidati i tij për president, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq, zgjidhet në krye të shtetit serb, a do të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se si një politikan pragmatik që është, Vuçiç do të bëjë gjithçka përveçse ta thotë haptazi se Kosova është e pavarur...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco