Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva në një intervistë për NOVATV ka thënë se Gjykata Penale në krye me ushtruesn e detyrës kryetare Tatjana Mihajllova tentojnë që të përshtatin orarin e gjykatësve në Penale me qëllim që të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike.
Janeva ka thënë më tej se gjykatësit kujdestar i janë marrë lëndët dhe të njëjtat i janë dhënë disa gjykatësve tjerë. Përshtypja jonë është se udhëheqësia e Gjykatës dëshiron të pengojë punën tonë, ka thënë Janeva. Në seancën për rastin “shuplakat”, prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai u gjobitën me nga 2000 euro me akuzën se nuk respektojnë gjykatën. Nga PSP-ja paralajmëruan ankimim të vendimit të Penales. Janeva nga ana tjetër paralajmëroi kallëzim penal kundër Mihajllovës për falsifikimin e procesverbalit të seancës paraprake dhe kërkesë për shkarkimin e saj.
© SYRI.net