Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ahmeti dhe Gruevski merren vesh për koalicionin, ja disa pika të marrëveshjes

Ahmeti dhe Gruevski merren vesh për koalicionin, ja disa pika të marrëveshjes

13:17, 23/01/2017
A+ Aa A-

BDI dhe VMRO-DPMNE janë marrë vesh për pikat kryesore të marrëveshje për koalicion të ri dhe kjo marrëveshje pritet të shpallet së shpejti.

Nga burime partiake merren vesh disa detaje lidhur me konstruktin e marrëveshjes.

Marrëveshja përmban pjesë për avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në komunat ku jetojnë shqiptarë, ndoshta edhe aty ku shqiptarët nuk janë 20 për qind, por jo edhe për zyrtarizim të gjuhës shqipe në mbarë territorin.

Informacioni për arritjen e marrëveshjes për koalicion ka gjasa të shpallet gjatë fundjavës së ardhshme, në momentin e fundit të skadimit të mandatit të Gruevskit për të formuar kabinetin qeveritar, shkruan Gazeta Lajm.

Nga VMRO dhe nga BDI nuk konfirmojnë ende asgjë zyrtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta23/01/2017 17:44

,,,,me mire me Gruevskin se sa me nje sorosian....edhe nje deshtim i Rame sorosianit.....

Shto koment

Denonco