FOTO/ 'Forcat serbe bëhen gati të futen në Kosovë, 2 mijë trupa zbarkojnë në brezin kufitar'

FOTO/ 'Forcat serbe bëhen gati të futen në Kosovë, 2 mijë trupa zbarkojnë në brezin kufitar'

11:02, 15/01/2017
A+ Aa A-

Preshevë, 15 janar - Siç u pa, treni i cili u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë, është ndalur në qytetin serb Rashkë, siç kane raportuar  edhe mediat serbe Treni është kthyer, por duket se  nuk janë kthyer forcat serbe. Sipas “Presheva Jonë” këto 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë  zbarkuar në brezin kufitar me një makineri të rëndë luftarake.

Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serb i -Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse  është blinduar nga forca të mëdha serbe.  

Sipas dëshmitarëve, në Preshevë drejt Mucibabes dhe në  Bujanoc drejt Konculit (Dheut te Bardhe ) orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake  luftarake te forcave serbe, si xhipa, kamion, pizgauer..drejt kufirit me Kosovën.

Bëhet fjalë këtu për mbi dy mijë trupa, te përqendruar kryesisht ne bazën ushtarake te Livadhi i Sherit, mbi Presheve, afër kufirit me Gjilanin dhe ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së ne Dobrosin.

    Ne këto vendbanime shqiptare ne kufi me Kosovën me shtimin e lëvizjeve te  forcave serbe ne të gjitha anët edhe paniku dhe frika është shtuar tek banorët e këtyre fshatrave ne brezin kufitar sidomos tek blegtorët dhe fëmijët qe ndjekin mësimet ne orët e hershme te mëngjesit apo kur kthehen ne mbrëmje. Lidhur me këtë dyndje te madhe te forcave serbe ne vendbanimet shqiptare ne Lugine,  liderët e Preshevës ende nuk kane dalë me ndonjë reagim apo te japin shpjegime se çfarë po ndodh.

    Mobilizimi i forcave serbe dhe zbarkimi i tyre drejt kufirit me Kosovën vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese te Vuçiç drejtuar Kosovës me një lutje te fundit drejtuar shqiptareve qe “askënd nuk do ta tolerojmë të vrasë serbet”  (“Poslednja molba Albancima, nikome nevemo dozvoliti da ubija Srbe“).

    Në fakt kjo deklaratë s’është e para e Vucicit nëse kujtojmë atë te vitit 1995 kur kishte thënë se “për një serb të vrarë, Serbia do të vriste 100 muslimanë!"

    Veç kësaj edhe deklarata e radhës e  Vuçiç se “nuk mundi ta besojë se Kosova pa pyetur as NATO-n, dërgoi ROSU-n në veri” nënkupton se mund te ndodhë gjithçka edhe forcat serbe te futen ne Kosovë ne emër të “mbrojtjes së popullatës serbe ne provincë” me arsyetimin se edhe “shqiptarët nuk pyeten askënd që nxorën forcat e veta drejt kufirit..”

    Ndryshe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ka qenë i tij me qëllim siç tha “shmangien e konfliktit”.  Sipas  tij “Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt.”

    Treni laraman me flamuj e freska ortodokse është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, pas murit, kodit të, telefonisë, car dushanëve, flamujve serb ne Gracanice dhe Veri…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    anonim16/01/2017 10:08

    Futeni futeni se qdoher nje dek e kemi edhe ashtu kosova kosov dote jet e kurr nën regjiminn serbosllav npritje jemi dhe shum civil ksaj radhe fshehura zi nen malet e mdhaja hajdeni

    laduti15/01/2017 11:28

    Mos u merzitni kemi liderin boteror vellaun e Vucicit e zgjidh si problemin.

    Shto koment

    Denonco