Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

14:16, 10/01/2017
A+ Aa A-

Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Colmar të Francës.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Koha.net. 

Bashkë me kërkesën për ekstradim, siç raporton “Kurir”, është dërguar edhe dokumentacioni përcjellës në gjuhën frënge në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 si i dyshuar për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco