Gruevski dhe Ahmeti të premten shpallin koalicionin, ja kushtet!

Gruevski dhe Ahmeti të premten shpallin koalicionin, ja kushtet!

13:41, 10/01/2017
A+ Aa A-

Edhe pse nuk e ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari  Ali Ahmeti janë duke finalizuar bisedimet për formimin e qeverisë së re, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipas tyre, në bazë të dinamikës me të cilën po zhvillohen këto negociata, ka gjasa që marrëveshja të arrihet deri ditën e premte në mbrëmje.

Burimet tona thonë se gjithçka ka ndryshuar pas intervistës së fundit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhënë në gazetën Dnevnik.

“Deri para kësaj interviste, disponimi i BDI-së, duke përfshi edhe vetë kryetarin Ali Ahmeti,  ishte bindshëm kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo si duket Gruevski përmes kësaj interviste dërgoi disa porosi të shifruara që frikësuan Ahmetin dhe situata ndryshoi menjëherë”, thonë burime partiake në BDI.

Sipas tyre, tashmë kanë ndryshuar edhe raportet në negociata dhe nuk është më BDI partia që vendos kushte, por kushtet tani i dikton VMRO-DPMNE-ja.

Këto burime shtojnë se VMRO-DPMNE veçmë ka bë një listë të kuadrove të BDI-së që nuk do t’i pranojë në qeveri, e madje as si negoaciatorë të kësaj partie për aritjen e marrëveshjes për koalicionim.

“VMRO preferon që negociatoë të jenë Musa Xhaferi dhe Beikm Neziri, e jo ministrat e rinj”, shtojnë burime tona.

Gruevsi ka pranuar disa kërkesa të BDI-së, me të cilat kjo parti do të arsyetojë marrëveshjen.

Sipas gjitha gjasave, kryetari i Parlamentit do të jetë i BDI-së, ndoshta edhe ministri i financave, kurse Ligjit për gjuhët do t’i bëhet edhe një ndryshim kozmetik, të cilin BDI do ta praqesë si fitore të madhe. BDI formalisht me gjasë do ta marrë edhe ministrinë e financave, mirëpo udhëheqja faktike e këtij resori do të mbetet në duart e VMRO-DPMNE-së.

Gruevski në fakt do t’i pranojë të gjitha kërkesat e BDI-së, por pjesa më e rëndësishme e tyre do të mbeten të realizohen në dy vitet e fundit të mandatit të qeverisë. BDI në këtë mënyrë tani do të ketë alibi të bëjë sërish koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pse anëtarësia dhe shqiptarët janë kundër, kurse pas dy viteve do të shpallen zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat BDI pastaj do t’i shfrytëzojë si alibi për të arsyetuar mospërmbushjen e tyre.

Lidhur me këto informacione, Gazeta Lajm tentoi të kontaktojë me zëdhënësin e BDI-së Bujar Osmani, por si zakonisht ai ishte i pakapshëm për gazetën tonë.

Në BDI është duke mbretëruar panik nga reagimi i shqiptarëve ndaj këtij koalicioni, prandaj qëllimisht është zgjedhur e premtja në mbrëmje si termin për shpalljen e marrëveshjes, sepse pason vikendi kur qytetarët zakonisht janë më të painteresuar për zhvillimet politike.

Burimet partiake thonë se qeverinë VMRO-DPMNE-BDI do ta votojnë edhe dy deputetët e PDSH-së edhe pse kjo parti nuk do të ketë as ministra, e as funksionarë në pushtetin ekzekutiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco