VIDEO/ Qyteti rrezikohet nga përmbytjet, çfarë po ndodh në…

VIDEO/ Qyteti rrezikohet nga përmbytjet, çfarë po ndodh në…

10:35, 18/03/2018
A+ Aa A-

Qyteti i Ohrit është përfshirë nga një super stuhi që ka ngritur në këmbë Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe autoritet lokale për t’u përballur me këtë katastrofë që i rrezikohet qytetit piktoresk.

Nga video e TV21 shihet se liqeni është duke dalë në breg dhe në rrugën afër bregut.

“Ne dolëm në teren dhe normalisht edhe ekipet tona do të jenë gjatë gjithë natës në teren, kurse nga mëngjesi në orën 5 fillojmë me pastrimin intenziv të qytetit.

Për fat të keq Ohrin e kapi moti i keq i cili një kohë të gjatë nuk mbahet mend në qytetin tonë , megjithatë presim që situata të normalizohet gjatë natës”, u shprehe Jovan Stojanovski, Kryetar i Komunës së Ohrit.

Nga ana tjetër, Ramiz Merko i Strugës thotë se ky qytet nuk rrezikohet nga kjo stuhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco