FOTO/ Maqedonia heq edhe gërmat 'Aleksandrit të Madh' nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit

FOTO/ Maqedonia heq edhe gërmat 'Aleksandrit të Madh' nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit

13:15, 24/02/2018
A+ Aa A-

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe Autostradës “Aleksandri i Madh”, në këto momente po bëhet ndryshimi i mbishkrimeve në aeroport.

Autoritetet po heqin tabelat me emrin “Aeroporti Aleksandri i Madh”, ndërsa do ti zëvendësojnë me tabela që përmbajnë emrin e ri, “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. 

Kujtojmë se të martën Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” i hoqën edhe tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”, shkruan Zhurnal.

Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veçmë i kanë porositur 19-të tabelat e komunikacionit me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco