Kotzias: Maqedonia, si një nuse e bukur që merr mbiemrin e bashkëshortit të saj

Kotzias: Maqedonia, si një nuse e bukur që merr mbiemrin e bashkëshortit të saj

12:20, 21/02/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias foli dhe për çështjen e emrit me Maqedoninë, duke shprehur bindjen se ajo do të zgjidhet deri në verë.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se FYROM është si një nuse e bukur, e cila e ndryshon mbiemrin pas martesës. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas asaj të kryeministrit maqedonas Zaev, i cili tha se qeveria greke nuk ka mbrojtur identitetin e vendit fqinj gjatë kontakteve dypalëshe. Në një intervistë për Reuters kreu i diplomacisë greke tha se cështja ngjasonte me një grua të bukur me emrin Maqedoni, të cilës do i shtohet emri i bashkëshortit të saj, citon abcnews.

“Sot ne nuk do ta pagezojmë këtë shtet. Ky shtet përfshin fjalën Maqedoni dhe madje edhe për 140 shtete është pa një identifikim agresiv. Sot ajo që bëjmë është martesa. Ajo është si një nuse e mirë që vjen në martesë dhe pyetet nëse në mbiemrin e saj do të shtojë mbiemrin e burrit të saj “

I pyetur për faktin nëse kryeminsitri maqedonas Zaev gjatë bisedimeve kishte mbrojtur ose jo cështjen e identitetit të Maqedonisë, Kotzias u shpreh Ii kënaqur që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

“Unë jam i kënaqur që nuk ka referencë për identitetin në të shtatë pikat. Është mirë, sepse identiteti është një emocion personal. Kjo çështje nuk zgjidhet as me votim në parlament apo me referendum”.

Në përfundim ministri i jashtëm grek u shpreh i bindur se çështja e emrit me Maqedoninë do të zgjidhet deri në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco