Prokuroria serbe dorëzon raportin për vrasjen e Ivanoviçit

Prokuroria serbe dorëzon raportin për vrasjen e Ivanoviçit

10:08, 14/02/2018

Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë, sipas medias serbe N1, i ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë raportin e kërkuar nga Kosova në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Dorëzimi i raportit është bërë në përputhje me Marrëveshjen mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike. Bëhet e ditur se po sipas kësaj kërkese, nesër do të dorëzohen dokumente shtesë.

Bëhet fjalë për të dhënat dhe njoftimet që do t’i përcillen Zyrës së përfaqësuesit special të E në Prishtinë, i cili do t’ia dorëzojë prokurorisë së Kosovës, përcjell Koha.net. 

“Të gjitha të dhënat që grumbullohen Ministria e Punëve të Brendshme (bëhet fjalë për MUP-in e Serbisë, sqarim ynë) dhe organet e tjera në vazhdimësi do t’i dërgohen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë”, thekson Prokuroria.

Po ashtu theksohet se presin që përveç të dhënave që kanë marrë deri tash, do t’u dërgohen edhe të dhënat e tjera të grumbulluara gjatë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria në Mitrovicë.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar më herët se Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ka dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovicit, por deri më tani nuk ka arritur asnjë përgjigje, shkruan Danas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment