Vrasja e Ivanoviç/Policia e Kosovës: Pronari i makinës ndodhet në Serbi...

Vrasja e Ivanoviç/Policia e Kosovës: Pronari i makinës ndodhet në Serbi...

21:12, 18/01/2018
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka zbuluar pronarin e fundit të veturës nga e cila besohet se është qëlluar në drejtim të Oliver Ivanoviçit, i cili të martën në mëngjes mbeti i vdekur në veri të Mitrovicës.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti ka thënë se pronari i fundit i veturës është nga Serbia, por nuk ka informacione se cilit nacionalitet i përket.

“Ende nuk dihet se çfarë kombësie është pronari i fundit i veturës. Këto informacione i kanë vetëm hetuesit policor. Ata po i bëjnë hetimet sipas përgjegjësisë që kanë marrë nga prokurori në këtë rast”, ka thënë Hoti, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve,  burime të sigurta nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë treguar se vetura ka hyrë në Kosovë përmes shtetit Serbisë dhe është gjendur edhe pronari.

“Veturën që është djegur e kanë lokalizuar dhe gjurmët qojnë në Serbi përmes një shteti të BE-së”, ka thënë një burim.

Burimi i ka thënë se “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar zyrtarisht përmes Ministrisë së Drejtësisë te autoritetet serbe që të na ndihmojnë. MPB përmes një shteti të BE-së e ka lokalizuar që vetura ka qenë në Serbi dhe e kanë gjetur pronarin kujt i është shitur në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi.

Vetura e tipit Opel, sipas këtij burimi, është gjetur se kujt i takon që nga viti 2009, dhe kujt i është shitur.

“Është gjetur prej 2009 se kush ka qenë pronar i veturës dhe kujt i është shitur vetura në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi për lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës deri në këto momente është duke vazhduar hetimet intensive dhe ka gjetur mjaft prova relevante që qojnë drejt gjetjes së kryerësve të krimit.

Në anën tjetër, zëvendësministri kosovar i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviç ka deklaruar se në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit deri me tash janë marrë në pyetje gjashtë dëshmitarë dhe se nuk duhet lejuar që tema tjera ta lënë nën hije këtë krim.

Radojeviq për mediat serbe ka thënë MPB e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë në rajon, përfshirë edhe MPB-në e Serbisë dhe ka shtuar se ende nuk ekzistojnë kontakte zyrtare ndërmjet këtyre dy ministrive, por që kjo do të ndodh bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

“Ajo që pres sot është se MPB-ja e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë t’i dërgoj kërkesë MPB-së së Serbisë që të merr informacione shtesë për pronarin e veturës që është djegur në ditën e vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco