Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Maqedoni, protesta para Kuvendit/ Digjet edhe flamuri...

Maqedoni, protesta para Kuvendit/ Digjet edhe flamuri...

19:12, 18/01/2018
A+ Aa A-

Një numër i vogël protestuesish u mblodhën para Kuvendit të Maqedonisë në Shkup, gjatë kohës që Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mbante një fjalim. Protestuesit janë kundër ndryshimit të emrit, marrëveshjes me Bullgarinë, ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe NATO-s.

Madje një prej protestuesve ka djegur edhe flamurin e NATO-s, si për të tërhequr vëmendjen me gjestin e tij.

Protestat u organizuan nga disa organizata qytetare dhe partia “E majta”.

Mes protestuesve ishin edhe Filip Petrovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së , që protestonte kundër siç tha, rrënimit të unitetit të Republikës së Maqedonisë si dhe ish deputetja Solza Grçeva.

Gjatë protestës u mblodhën edhe nënshkrime nga qytetarët, për të kundërshtuar sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca nuk ka një plan B, për hyrjen e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit me Greqinë.

“Çështja e emrit me Greqinë duhet të zgjidhet.

Nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në NATO. Kjo u diskutua në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, më pas u përsërit në samitin në Uells në vitin 2014 dhe në Varshavë në vitin 2016″, theksoi Stoltenberg, duke shtuar se nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në Aleancën e Atlantikut.

Kryeministri i Maqedonisë,  Zoran Zaev e vlerësoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s si “të rëndësishme për inkurajimin e vërtetë dhe mbështetjen për pritshmëritë e vendit se viti 2018 do të jetë vit historik për Maqedoninë, për rajonin, për NATO-n dhe BE-në”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco