Deklarata e fortë e ish-agjentit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës: Ja kush fshihet pas vrasjes së Ivanoviç

Deklarata e fortë e ish-agjentit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës: Ja kush fshihet pas vrasjes së Ivanoviç

19:37, 17/01/2018
A+ Aa A-

Bojan Bozhoviç, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviç, qëndron Beogradi zyrtar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka delaruar se Ivanoviç e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës.

“Ishte shumë e çuditshme. Lajm shumë i keq dhe i papritur. Jam i bindur që me këtë rast edhe gazetarët kanë kanë humbur shumë, sepse Oliver Ivanoviç ka bashkëpunuar me të gjithë. Ai gjithmonë është përgjigjur pozitivisht, edhe kur kam qenë vet gazetar”.

“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet kjo vrasje”.

“Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”.

“Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviç, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçiç. Çdo biznes që ka Veselinoviç, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiç”.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e ditës së djeshme në veri të Mitrovicës pranë zyrës së tij. Kjo vrasje bëri që delegacioni ser btë ndërpresë dialogun me Kosovën në Bruksel dhe të kthehet në Kosovë.

Ndërkohë që drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u zbardhur vrasja e Ivanoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco