Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mediat serbe: Nuk rron, pronari i makinës nga e cila u qëllua Ivanoviç

Mediat serbe: Nuk rron, pronari i makinës nga e cila u qëllua Ivanoviç

10:11, 17/01/2018
A+ Aa A-

"Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit duhet të shkojë në dy drejtime: drejt Kadri Veselit dhe Uashingtonit", ka thënë në fjalimin e tij, Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun.

Ai tha se kursi aktual i hetimeve tregon se kjo është një vrasje e planifikuar shumë mirë dhe për fat të keq, u ekzekutua në mënyrë efektive, vrasja brutale e Oliver Ivanoviç, raporton Kurir.

Ivanoviç u qëllua dje nga një makinë në lëvizje e cila pak me vonë u gjet e djegur. Makina e tipit Opel Astra dyshohet të jetë përdorur nga sulmuesit.

Por, “pronari i kësaj makine është i vdekur; kjo makinë ishte blerë në vitin 1994; çdo gjë është planifikuar me përpikëri, kjo ishte një vrasje e cila ka një karakter rajonal – çështja është nga ku kanë ardhur sulmuesit dhe nga ku janë mbledhur informatat e shërbimeve sekrete”, tha Drecun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco